ASNN – Fiton 3-0 në kryeqytet në takimin që erdhi drejtpërdrejt në RTSH Sport. Një tjetër takim, i vlefshëm për javën e 8-të të Superligës së meshkujve, ishte ai që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, midis Tiranës dhe Erzenit. Përkundër pritshmërive, kjo sfidë, është fituar në 3 sete nga bardheblutë. Edhe Kampionati Kombëtar i Volejbollit për Meshkuj është rikthyer me ndeshjet e javës së 8-të, që është edhe java e parë e fazës së dytë dhe të mërkurën janë zhvilluar dy prej sfidave, teksa e para, ajo Studenti-Elbasani, 3-0, u luajt më 2 shkurt, ndërsa ajo e fundit, Vllaznia-Skënderbeu luhet më 14 shkurt 2024.
Në takimet e zhvilluara të mërkurën, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Partizani ka mundur Teutë në 3 sete (27-25, 25-21, 25-22) dhe ruan kreun e renditjes me pikë të plota, 24, pas 8 javëve të para. Ndërkaq, takimi tjetër i së mërkurës, që u luajt në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, vuri përballë Tiranën dhe Erzenin. Në fakt, përkundër pritshmërive, kjo sfidë, është fituar në 3 sete nga skuadra bardheblu, brenda 78 minutash. Seti i parë ka qenë shumë i luftuar, me bardheblutë që ishin pranë fitmit të të tij në shifrat 24-21, por shijakasit nuk dorëzohet dhe Tirana arrin ta marrë këtë set vetëm në pikët shtesë, 27-25.
Dy setet e tjera kanë parë Tiranën e drejtuar nga trajneri Ben Sako të mbizotërojë, duke i fituar të dy, përkatësisht 25-21 dhe 25-22 dhe gjithë ndeshjen 3-0. Me këtë fitore, që ishte e 5-ta në këto 8 javë për bardheblutë, Tirana mbetet në vendin e 4-t të renditjes, tashmë në kuotën e 14 pikëve, po aq sa ka edhe Vllaznia e vendit të 3-të, që ka luajtur një ndeshje më pak, dhe plot 10 pikë pas Partizanit kryesues. Ndërsa Erzeni mbetet mbetet në vendin e dytë, me 18 pikë. Java e 9-të e Superligës së Meshkujve luhet gjithashtu të premten dhe të shtunën.