AlbanianSport.com 06.12.2015 22:05
ASNN – Derbi kryeqytetas, Tirana-Partizani pritet me emocion nga të dy tifozeritë. Por bardheblutë kërkojnë fitoren, për dy arsye, luajnë për herë të parë derbin në fushën e tyre, në Stadiumin e rindërtuar “Selman Stërmasi” të kryeqytetit, si dhe për të kënaqur tifozët e tyre.
Ndeshja do të nisë në orën 14:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Tirana do të presë të hënën Partizanin, në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Ndaj Partizanit e ka quajtur një ndeshje të radhës, zëvendëstrajneri I Tiranës, Ivan Gvozdenoviç.
Ndërsa Gentian Muça beson te fitorja, mbi të gjitha që luajnë në fushën e tyre dhe para tifozëve bardheblu që do të jenë më të shumtë në numër të hënën. Kjo është sfida e shumëpritur jo vetëm për atë që do të paraqesin futbollistët në fushë, por edhe për koreografitë që do të shfaqin tifozeritë.