AlbanianSport.com 18.03.2017 16:15
ASNN – Tirana luan të dielën një ndeshje tepër të vështirë, me kundërshtarin e drejtpërdrejtë për vendin e 4-t në renditjen e Kategorisë Superiore. Edhe pse bardheblutë vuajnë probleme të mëdha brenda klubit të tyre, ndaj Luftëtarit synojnë vetëm 3 pikët. I këtij mendimi është sulmuesi i skuadrës kryeqytetase, Gilman Lika.
Kështu, në javën e 26-të të Kategorisë superiore, Tirana luan një përballje të vështirë me Luftëtarin. Në stadiumin e Gjirokastrës, bardheblutë kanë një mision të vështirë, 3 pikët. Për të dalë nga situata e vështirë ku ndodhet, sulmuesi i skuadrës kryeqytetase, Gilman Lika shpreson që ai dhe shokët e skuadrës të japin maksimumin në fushë.
Lika thekson edhe faktin se mungesa e tifozëve ultras të skuadrës bardheblu ndikon jo vetëm te gjendja psikologjike e futbollistëve por edhe në rezultat. Por të arritur fitoren, Tiranës i duhet të djersijë shumë të dielën kur përballë ka një skuadër tepër të motivuar si Luftëtari.