AlbanianSport.net 28.10.2015 08:00
ASNN – Tirana po bën përpjekje të gjejë ritmin e duhur në garë, pas disa dështimeve radhazi që e kanë lënë në mestabelë në kuotën e 9 pikëve.
Tirana ka realisht probleme dhe kjo pranohet dhe në gjirin e brendshëm, por kulmi arrin me dëmtimet, që nuk po e nxjerrin skuadrën në formatin e saj më të mirë.
Ervin Bulku po riaftësohet, por i duhet ende kohë të jetë titullar në fushë, ndërsa Karabeci nuk do të luajë në ndeshjen e radhës për shkak kartonësh të verdhë (ka marrë tre deri tani).
Nga ana tjetër, vjen një lajm i mirë, që ka të bëjë me mesfushorin Roland Gërxhalliu, i cili e ka kaluar dëmtimin dhe është bashkuar me grupin në stërvitje.