Gjergj Vyshka 15.12.2015 16:35
Në fakt ishin parashikuar të luheshin tre ndeshje me nga dy pjesë 10-minutëshe. Por me marrëveshjen e të gjitha palëve, edhe sepse do të shkonte shumë vonë, ndërsa kishte dhe ekipe të tjera të bardhebluve për t’u stërvitur, atëherë Tirana-Partizani është anuluar. Ndërkohë Ardhmëria Basket ka bërë gjithçka mirë në ndeshjen e parë ndaj të kuqve, ndërsa ka treguar se e meriton të jetë sezonin e ardhshëm në mes më të mirëve të basketbollit shqiptar.
Sepse përtej fitores së ngushtë 34-38, teksa ka fituar dy pjesët 19-20 dhe 15-18, ka luajtur denjësisht ndaj Partizanit, skuadër e cila fatkeqësisht është në fundin e renditjes së Superligës. Florian Ismeti dhe Selimaj janë munduar, por Merkaj me trepikëshat e tij dhe më pas Hoxha, Shahini e të tjerët kanë bërë gjithçka mirë dhe kanë fituar 34-38. Mirëpo ndaj Tiranës më pas ka qenë një tjetër histori, sepse bardheblutë e Roland Avramit me Laskun, Voglin, Vaqarrin, Sukajn e Gjonajn e kanë dominuar që në fillim ndeshjen.
Kanë fituar pjesën e parë 21-9 e më pas kanë administruar lojën. Edhe pse ka përfunduar në barazim 9-9, Tirana ka fituar ndeshjen 30-18. Kupën kapitenin të bardhebluve, Genti Laskut, ia ka dorëzuar i biri i Gëzim Panaritit, Xheremija. E ky aktiviteti ishte dhe si një provë për skuadrat përpara çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që do të luhen të premten e të shtunën. Në përgjithësi të tria skuadrat kanë demonstruar një formë të mirë edhe pse është fundi i pjesës së parë të sezonit.
Partizani – Ardhmëria Basket 34-38
(19-20, 15-18)
Partizani: Selimaj (13), F. Ismeti (12), Tegu (2), Pylla (3), Laçi (2) / Divitaraj. (2) Trajner: E. Ismeti
Ardhmëria Basket: Shahini (13), Hoxha (4), Qehajaj, Ferra (2), Merkaj (8) / Brari (11), Rakaj, Beliu, Çelmeta, Allaraj Trajner: A.Bilali
Gjyqtarë: G. Cici, O. Kasmi (Tiranë)
Ardhmëria Basket – Tirana 18-30
(9-21, 9-9)
Ardhmëria Basket: Hoxha, Brari (4), Ferra (2), Shahini (2), Merkaj (3) / Qehajaj, Rakaj, Gjoka (4), Fjolla, Çelmeta (3), Beliu, Allaraj. Trajner: A. Bilali
Tirana: Sukaj (2), Lasku (2), Gjonaj (8), Vogli (12), Vaqarri (5) / Mara, Gjyzeli (1), Jani, Lilaj, Koko. Trajner: R. Avrami
Gjyqtarë: G. Cici, O. Kasmi (Tiranë)