AlbanianSport.com 06.04.2015 21:40
ASNN – Gjysmëfinalja e parë e “play off”-it mes Flamurtarit dhe Tiranës e luajtur në pallatin e sportit “Flamurtari” ka përfunduar me fitoren e bardhebluve 80-74. Kur kishin kaluar 3 minuta, rezultati ishte 7-2 në favor të vendaseve. Por gradualisht Tirana merr situatën në dorë falë malazezes Radunoviç. Megjithatë, vendëset luajnë në grup me Zykajn, Palkon, Kostallarin e Plasën duke e fituar pjesën e parë, 22-13.
Pjesa e dytë shfaq dy tablo: Tirana më e qartë në finalizim e organizim nëpërmjet Eliverta Bujarit dhe koshave të Radunoviçit e Turçinoviçit. Për vendëset ka vend në parket edhe për Vukoviç, e cila shënon 2 pikët e para. Në 10-minutëshin e radhës kryeqytetaset shënojnë 7 pikë me Radunoviç, por vlonjatet përgjigjen me Palkon e Çorton.
Megjithatë, skuadra e Borovës kryeson në fundin e pjesës së tretë 61-57. Në pjesën e katërt dhe të fundit, ekipi i drejtuar nga trajneri Viron Toska ngushton rezultatin 74-75, por pa mundur të evitojnë humbjen. Ndërkohë, kur duheshin edhe 2 minuta e 38 sekonda nga fundi, është dëmtuar basketbollistja e Tiranës, Popoviç. Pas një dyluftimi për zotërimin e topit, ajo humb ndjenjat pas një dëmtimi në mes.
Ajo nuk ka lëvizur për disa minuta derisa në pallat mbërrin ambulanca duke e transportuar urgjent në spital. Pas kontrollit intensiv nga stafi mjekësor në prezencën edhe të mjekut sportiv Sotiraq Peto, u konstatua një shembje, por fatmirësisht nuk pati frakturë. Pas disa orësh në spital mësohet se Popoviç iu bashkua skuadrës bardheblu në udhëtimin drejt kryeqytetit.
FLAMURTARI – TIRANA 74-80 (0-1)
(22-13, 11-15, 24-33, 17-19)
FLAMURTARI: Zykaj (22), Hasanaj (3), Plasa (8), Çorto (20), Kostallari (1). U aktivizuan: Myrto (4), Komti (1), Palko (7), Vukoviç (8). Trajner: V. Toska
TIRANA: Popoviç (16), Bujari (14), Radunoviç (29), Konomi, Turçinoviç (16). U aktivizua: Hoxhaj (5). Trajner: E. Borova
GJYQTARË: G. Shaqiri, G. Basho, J. Gokaj