AlbanianSport.com 14/10/2018 07:00
ASNN – Volejbolli i meshkujve dhuroi dje emocione të forta në duelet e javës së tretë, ku padyshim spikati fitorja në derbi e Tiranës ndaj Studentit, një sukses që e ka ngjitur ekipin bardheblu në krye të renditjes. Ishte një fitore relativisht e lehtë e Tiranës së Ilo Kojës përballë skuadrës së Studentit.
Dy setet e para i fitoi Tirana me shifrat përkatësisht 25-9 dhe 25-19. Studenti fitoi setin e tretë me shifrat 25-22, por pa mundur ta kthejë ndeshjen, sepse Tirana fitoi setin e katërt që i dha fitoren 25-21 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-1. Një fitore bindëse korri edhe Vllaznia, e cila mundi në kryeqytet Partizanin me rezultatin 3-1.
Një ndeshje ku të kuqtë fituan vetëm setin e parë 25-23, mjaft të rivalizuar, kurse shkodranët fituan të tre setet në vijim me shifrat 25-21, 25-22 dhe 25-19. Për Vllazninë ishte fitorja e tretë radhazi dhe praktikisht, falë edhe setavarazhit më të mirë mban vendin e parë, duke lënë Tiranën në vend të dytë.
Në ndeshjet e tjera të javës së tretë të volejbollit të meshkujve, spikatën edhe fitore e thella 3-0 të Skënderbeut ndaj Teutës, si dhe të Erzenit ndaj Elbasanit. Për efekt kalendari, Farka Volej ishte pushim, ndërsa bën përshtypje fakti se finalistja e sezonit të shkuar, Partizani ende nuk e njeh fitoren në këtë fillim sezoni.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 3-të
Të shtunën:
Erzeni – Elbasani 3-0
Skënderbeu – Teuta 3-0
Partizani – Vllaznia 1-3
Studenti – Tirana 1-3
Renitja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Vllaznia 3 3 0 8
- Tirana 3 3 0 8
- Skënderbeu 3 2 1 7
- Erzeni 3 2 1 7
- Farka Volej 2 1 1 3
- Studenti 3 1 2 3
- Partizani 2 0 2 0
- Teuta 3 0 3 0
- Elbasani 3 0 3 0