Adriatik Balla 10.09.2015 19:50
Një nga mbrojtësit e njohur të Tiranës të para pak viteve, Elvis Sina, është projektuar të drejtojë Akademinë e Futbollit të Tiranës.
Edhe pse zyrtarisht vendimi nuk është marrë, Sina besohet e do ta drejtojë akademinë në fjalë dhe për të do të jetë një punë befasuese, por njëherësh edhe vlerësuese.
Natyrisht, Tirana ka mundësitë më të mëdha në shkallë vendi për të qenë një klub që prodhon shumë të rinj, por kjo do një punë të madhe, sidomos në grumbullimin dhe seleksionimin e më të mirëve.
Ndryshimet e fundit që janë bërë tek Tirana, si dhe rregullimi i impiantit “Skënder Halili”, tregojnë devotshmërinë e klubit bardheblu për të qenë i organizuar dhe i suksesshëm në futbollin shqiptar.