Gjergj Vyshka 10.02.2016 21:20
Eduard Gjini ka qenë përfaqësuesi i vetëm i Shqipërisë në Asamblenë e klubeve të Evropës, që për dy ditë me radhë është mbajtur në Paris. Sipas tij në të kanë qenë të gjithë presidentët e klubeve, ndërsa më së shumti është diskutuar për financimet e klubeve të vogla e të mesme.
“Por jo vetëm kaq, por dhe për dialogun social, sistemin juridik të klubeve, apo dhe sistemin e transferimeve gjë që na interesonte dhe më shumë”, – ka thënë Gjini, i cili ka pasur mundësinë të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të UEFA, Xhani Infatinon. Më pas me Andrea Anjelin dhe Emiljo Butragenjon.
“Në veçanti një temë për të rinjtë ka mbajtur dhe ish-portieri Van der Sar. Por që ishte takim që ia vlejti, sepse ishin presidentët e të gjitha klubeve”, ka thënë Gjini, kurse Tirana pritet të ketë të reja në funksionime pas kësaj asambleje të përgjithshme të klubeve evropiane.