AlbanianSport.com 01/04/2019 15:45
ASNN – Emocione dhe rivalitet nuk ka shfaqur vetëm Superliga në Basketboll për meshkuj, por edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit në këtë gjini, që njihet si Kategoria e Parë. Kështu, fundjavën që lamë pas u luajtën ndeshjet e javës së 18-të në këtë kategori, ku spikati fitorja e “Tirana Eagles Basket” përballë Skënderbeut, me rezultatin 92-76.
Ishte një triumf i vërtetë, pasi “Tirana Eagles Basket” siguron kështu titullin “kampion” në këtë kategori dy javë para fundit të garës. Me përjashtim të 10-minutëshit të parë, i cili u fitua nga korçarët me shifrat 21-14, të tre pjesët e tjera të lojës folën për ekipin privat universitar të kryeqytetit, i cili fitoi me shifrat 34-22, 20-11 dhe 24-22, si dhe krejt ndeshjen 92-76, për të marrë një dypikësh që e konsolidon në vend të parë.
Dhe në të njëjtën kohë, kur mbeten dhe dy javë për t’u luajtur, e mban si kampione në këtë kategori. Siç dihet, në Kategorinë e Parë ishin luajtur dy ndeshje, ku Flamurtari u mund në fushën e tij nga Invejdërs me shifrat 66-63, ndërsa Elbasani mundi në Fier Apoloninë me rezultatin 73-61.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 18-të
Të shtunën, 30 mars 2019:
Apolonia – Elbasani 61-73
Flamurtari – Invejdërs 63-66
Të dielën, 31 mars 2019:
Skënderbeu – Tirana Eagles Basket 76-92
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Tirana Eagles Basket 18 16 2 34
- Invejdërs 18 14 4 32
- Skënderbeu 18 9 9 27
- Elbasani 18 8 10 26
- Flamurtari 18 4 14 22
- Apolonia 18 3 15 21