AlbanianSport.com 21/10/2018 19:55
ASNN – Edhe nivelet e dyta të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, si për meshkuj, ashtu edhe për femra. Kështu, në Kategorinë e Parë të meshkujve, të premten, skuadra private e Invejdërs, që debuton këtë sezon me një ekip të rriturish, mposhti në kryeqytet Flamurtarin, me shifrat 75-60.
Ndërkaq, skuadra e Elbasanit korri të shtunën fitoren e parë sezonale, duke mundur 79-67 Apoloninë dhe hyn në garë për një vend në “play-out”. Ndeshja u komandua nga vendasit, që ishin gjatë gjithë kohës në epërsi, ndërkohë që Apolonia e pati të pamundur të rivalizojë, duke mbyllur renditjen ende pa asnjë fitore.
Në takimin e fundit të kësaj jave, të luajtur të dielën, Tirana Eagles Basket ka fituar bindshëm, 90-71, ndaj Skënderbeut, në duelin e dy skuadrave që i kishin fituar dy ndeshjet e para të sezonit, dhe ka marrë e vetme kreun e renditjes, me 6 pikë. Duket se beteja për në ngjitjen në Superligë këtë vit do të zhvillohet midis dy ekipeve private dhe Skënderbeut.
Ndërkaq, në nivelin e dytë të Kategorisë së Parë të Femrave, që njihet si Grupi B, Apolonia ka marrë e vetme kreun, pas fitores bindëse, 70-38, që arriti në fushën e Kamza Basket të premten. Ndërkaq, të shtunën, Skënderbeu shtangu në Korçë Partizanin, duke e mundur 64-53 dhe duke u barazuar me të kuqet në renditje, me nga 3 pikë.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 3-të
Të premten, 19 tetor 2018:
Invejdërs – Flamurtari 75-60
Të shtunën, 20 tetor 2018:
Elbasani – Apolonia 79-67
Të dielën, 21 tetor 2018:
Tirana Eagles Basket – Skënderbeu 90-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Pikë
- Tirana Eagles Basket 3 3 0 6
- Invejdërs 3 2 1 5
- Skënderbeu 3 2 1 5
- Flamurtari 3 1 2 4
- Elbasani 3 1 2 4
- Apolonia 3 0 3 3
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 3-të
Të premten, 19 tetor 2018:
Kamza – Apolonia 38-70
Të shtunën, 20 tetor 2018:
Skënderbeu – Partizani 64-53
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 2 2 0 145-92 4
- Partizani 2 1 1 150-97 3
- Skënderbeu 2 1 1 110-128 3
- Kamza 2 0 2 71-167 2