Gjergj Vyshka 22.10.2016 12:55
Tirana Eagles Basket, skuadra që tashmë drejtohet nga trajneri Juri Dashi, e ka nisur mbarë sezonin në javën e dytë të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë. Ka pasur përballë Apoloninë e Odise Profkës, por që nuk e ka pasur për asnjë moment problem fitoren.
Madje fierakët, edhe pse kanë pasur dëshirën për të shfaqur më të mirën e tyre, për shkak të mbylljes së zonave nga lojtarët e Tirana Eagles Basket jo pak kanë humbur aksionet e tyre në 24 sekonda pa gjuajtur në portë. Shehi e Zavalani janë ato që kanë bërë gjithçka mirë për Eagles-in.
15-6 perioda e parë, ndërsa e dyta, e cila është luajtur pikë më pikë, sërish është fituar nga Tirana Eagles Basket, 17-16 dhe në pushim vendësit kanë kryesuar 32-22. Kjo diferencë ka ardhur duke u thelluar kur është fituar pjesa e tretë 15-7 dhe e fundit 22-13.
Sakaq një gabim teknik ka ardhur për trajnerin e Apolonisë, Odise Profka, që duket se ka nxjerrë ndonjë fjalë më shumë në momentin e sqarimit me gjyqtarin Sajmir Tafilica. Shkurt Tirana Eagles Basket e ka merituar suksesin.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Kalendari i javës së dytë:
(21-22 tetor 2016)
Të premten:
Tirana Eagles Basket – Apolonia 69-42
Të shtunën:
Skënderbeu – Partizani ora 16:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 2 1 1 116-134 3
- Tirana Eagles Basket 1 1 0 69-42 2
- Partizani 1 1 0 70-55 2
- Skënderbeu 1 0 1 65-74 1
- Elbasani 1 0 1 55-70 1