AlbanianSport.com 19.02.2017 19:05
ASNN – Elbasani është mundur në basketboll për meshkuj nga Tirana Eagles Basket në shifrat e përgjithshme, 37-68. Ka qenë një ndeshje më e mirë ajo e miqve, të cilët nuk e kanë vënë në diskutim fitoren.
Kështu, pjesa e parë u mbyll 6-23 për miqtë, duke krijuar një diferencë që në fillim. Në të dytën “zgjohen” elbasanasit dhe fitojnë 12-8, por në pushim rezultati ka shënuar 18-31 për Tirana Eagles Basket.
Pjesa e tretë u mbyll 10-12, po për kryeqytetasit, dhe në total 28-43, ndërsa fitorja e Tirana Eagles Basket u hipotekua në të katërtën, 9-25 duke vendosur rezultatin përfundimtar 37-68 për miqtë nga Tirana.
ELBASANI – TIRANA EAGLES BASKET 37-68
(6-23, 12-8, 10-12, 9-25)
ELBASANI: Biçoku, Koçiasi, Alla, Kumbara, Kishta / Xhyra, Isufi, Musai, Bahja, Kasemi. Trajner: Xh. Isufi
TIRANA EAGLES BASKET: Adili, Allaraj, Vogli, Branko, Kala / Sako, Nikolli, Shytaj, Nallbani, Zavalani. Trajner: K. Dedaj
Gjyqtarë: E. Allaraj (Tiranë), M. Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 13-të
(17-18 shkurt)
Të premten:
Partizani – Apolonia 79-30
Të shtunën:
Elbasani – Tirana Eagles Basket 37-68
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 11 11 0 853-516 22
- Tirana Eagles Basket 10 7 3 653-560 17
- Apolonia 11 4 7 613-803 15
- Elbasani 10 3 7 583-729 13
- Skënderbeu 10 1 9 615-719 11