AlbanianSport.com 12/10/2018 19:50
ASNN – Basketbolli i femrave ka një diferencë të ndjeshme me atë të meshkujve, por kjo nuk i ka penguar klubet pjesëmarrëse të bëjnë më të mirën e tyre në parket, duke dëshmuar përkushtim, rritje të ambicieve për titull dhe njëherësh dëshirë për të fituar të gjithë trofetë sezonalë.
Në kategorinë elitare të femrave u luajt sot vetëm një ndeshje, ajo midis SH.K.B. Tirana dhe Studentit, një derbi i fituar me meritë dhe bindshëm nga vajzat bardheblu, të drejtuara nga trajneri Erdal Borova, me shifrat 99-60. Ishte një ndeshje e mirë për Tiranën, e cila nuk e vuri në asnjë moment në diskutim fitoren.
Skuadra e Borovës i fitoi të katërta pjesët e lojë, e më konkretisht: 25-23, 21-7, 28-19 dhe 25-11. Të shtunën do të luhen dy ndeshjet e tjera të javës së dytë të kampionatit kombëtar të femrave, ku në Elbasan, në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, Elbasani do të presë Vllazninë në orën 13:00.
Ndërsa në orën 19:00 do të luhet ndeshja midis SH.B.F. Tiranës dhe Flamurtarit. Skuadra bardheblu, e drejtuar nga Mirza Alibegaj, që cila javën e parë luajti me fanellat mavi, e humbi derbin e emrit me skuadrën e Borovës dhe këtë radhë ka një provë të fortë me vlonjatet e drejtuara nga Viron Toska.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Grupi A1
Java e dytë:
Të premten:
Studenti – SH.K.B.F. Tirana 60-99
Të shtunën:
Elbasani – Vllaznia (13:00)
SH.B.F. Tirana – Flamurtari (19:00)
Renditja
- SH.K.B.F. Tirana 4
- Flamurtari 2
- Vllaznia 2
- Studenti 2
- Elbasani 1
- SHB Tirana 1