Tirana / Daja: Nuk ju dhashë dot Evropën, prandaj po jap dorëheqjen

Share Button

Tirana-Partizani-2-2-Daja-2016

AlbanianSport.com 20.05.2016 16:15

ASNN – Ajo që nisi në ditët e fundit të tetorit të vitit të shkuar dhe, që premtoi madje edhe një revolucion bardheblu, ka marrë fund zyrtarisht sot. Ilir Daja nuk do të jetë më trajner i Tiranës. Lajmin e ka konfirmuar vetë trajneri i bardhebluve, nëpërmjet një deklarate të botuar në faqen zyrtare të Klubit të Futbollit “Tirana”. Shkaku kryesor i largimit të tij, ka qenë mosarritja e objektivit, pra Tirana në Kupat e Evropës.

“Kështu kishim vendosur me presidentin Halili që ne marrjen e drejtimit, me fillimin e fazës së dytë të kampionatit, që, nëse nuk e arrij Evropën, do të largohem nga skuadra, – shkruhet në deklaratë. – Investimi sportiv i bërë në fillim të sezonit me afrimin e futbollisteve cilësorë, si dhe investimi i bërë në infrastrukturë, më krijoi besimin se objektivi ishte i realizueshëm.”

“Rezultatet që skuadra mori në këtë periudhë, ishin pozitive dhe motivuese për të arritur në fund aty ku të gjithë dëshironim, – ka vijuar ish-trajneri që është shpallu, në të shkuarën, edhe kampion i Shqipërisë me Dinamon. Dëmtimet e shumta në mesin e sezonit, pas muajit janar, dëmtime të cilat erdhën për shkak të fatit të keq, kushtëzuan ecurinë e skuadrës deri në përfundim t’ sezonit.”

“Kam premtuar publikisht që do të jap dorëheqjen nëse Tirana nuk arrin të sigurojë Evropën dhe sot po e jap atë”, – ka përfunduar deklaratën e tij për shtyp trajner Ilir Daja, i cili ka falënderuar në fund presidentin, skuadrën, stafin me të cilin ka punuar dhe padiskutim tifozët për të gjithë mbështetje që i ka dhënë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh