AlbanianSport.com 05.05.2016 07:55
ASNN – Tirana ka ndalur Partizanin dhe ka zbehur shpresat e rivalëve për titull një derbi që i pati të gjitha. Si fillim nuk zhgënjeu atmosfera dhe koreografitë e tifozëve në tribuna. Edhe në fushë, dy skuadrat shpërblyen pritshmëritë.
Ndërkohë, barazimi 2-2 në derbi me Partizanin bën që Tirana të ketë shumë pak shpresa që sezonin e ardhshëm të luajë në Europë. Kjo gjë tashmë është shumë e qartë edhe për trajnerin Ilir Daja, por i cili nuk refuzon të dorëzohet.
“Evropa largohet akoma më shumë, – deklaroi ai pas ndeshjes me rivalët e kuq të kryeqyetit. – Natyrshëm që shanset janë shumë minimale, por derisa e lejon matematika besoj që do ta luftojmë”
Tekniku i bardhebluve refuzon të thotë se skuadra e tij ka pasur për qëllim t’i heqë titullin Partizanit, duke thënë se Tirana i ka luftuar të gjitha ndeshjet dhe se kërkonte pikët vetëm për vete.
“Tirana të gjitha ndeshjet i ka luftuar në maksimum për t’i fituar për vete, nuk ka bërë llogari se kujt do t’i bëjë avantazhe e kujt disavantazhe”, – ka përfunduar trajneri i bardhebluve të kryeqytetit, Ilir Daja.