AlbanianSport.com 01.05.2015 18:00
Selemani Ndikumana do të jetë i gatshëm të hënën në mbrëmje dhe sulmuesi do të rikthehet pas mungeses në ndeshjen me Laçin.
Tirana do të paguajë për të shlyer gjysmën e dënimit të tij dhe Ndikumana do të jetë një forcë më tepër për skuadrën e trajnerit Gugash Magani.
Sulmuesi bardheblu u pezullua me dy ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pas gjysmëfinales në Kupën e Shqipërisë, një javë më parë përballë Laçit, atëherë kur gjyqtari Pashaj e dënoi me karton të kuq në mënyrë kontradiktore.
Duke shlyer ndeshjen e parë të pezullimit, Ndikumana kundrejt pagesës do të ketë mundësi të jetë i gatshëm në derbi.