AlbanianSport.com 19.01.2015 19:55
ASNN – Tirana do të luajë ndeshjen e parë pas pushimit dimëror me Apoloninë. Sipas kalendarit bardheblutë luajnë në shtëpi, por të dy stadiumet e kryeqytetit janë në rinkostruksion.
Në “Qemal Stafa” pritet të shtrohet tapeti i barit, ndërsa në “Selman Stërmasi” ka më shumë punë. Tirana duhet të luajë jashtë dhe stadium “Niko Dovana” i Durrësit paraqitet si mundësia më e pranueshme.
Bardheblutë i kanë dhënë fund fazës përgatitore dhe në ekip pa patur afrime në mbrojte dhe në mesfushë, por jo në sulm. Për kroatin Tomisllav Busiç nuk ka nevojë për sulmuesë të tjerë, pasi ai është në formë tani.
Gjatë gjysmës së parë, Bushiç ka shënuar vetëm 1 gol, shumë pak për një lojtar që sezonin e kaluar me Vllazninë realizoi 13 gola. Në stërvitjen e së hënës ka marrë pjesë edhe mesfushori nga Kenia, Frensis Kahata, i cili është rikthyer te Tirana.
Mesfushori nga Kenia ka mbërritur dje në mbrëmje në kryeqytet dhe sot është bashkuar me grupin në stërvitje. Kahata i ka treguar stafit teknik faktin se është stërvitur rregullisht në Kenia dhe se është gati për të marrë të njëjtën ngarkesë me skuadrën.
Rikthimi i mesfushorit ka qenë një lëvizje mjaft e mirë për KF Tiranën. Presidenti Refik Halili ka mundësuar këtë përforcim që vlen shumë për skuadrën bardheblu. Një vit më parë Kahata ishte pjesë e ekipit që realizoi atë ecuri të jashtëzakonshme në gjysmën e dytë të sezonit.