AlbanianSport.com 08.08.2015 20:25
ASNN – Pas largimeve të fundit, janë futur sërish në merkato dhe, mesa duket ekipi bardheblu është pranë rikthimit të sulmuesit brazilian Zhilberto. Sulmi është reparti më problematik i kryeqytetasve, dhe tashmë trajneri Muça kërkon patjetër një golashënues që t’i besojë repartin ofensiv.
Gjithashtu një tjetër afrim duket se është gati të kryhet tek bardheblutë. Bëhet fjalë për mesfushorin Erjon Vucaj, i cili duket vetëm një hap larg transferimit tek ekipi i Tiranës, por ende ka hasur në një pengesë që ka të bëjë me kontratën që lojtari ka me Flamurtarin.
Mesfushori shkodran e ka çuar çështjen në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve, dhe tani është në pritje të vendimit, që pritet të merret të martën në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit.