Adriatik Balla 26.09.2015 10:50
ASNN – Tirana ka probleme dhe pavarsisht entuziazmit të trajnerit Shkëlqim Muça, duket qartë se ekipi bardheblu nuk funksionon si duhet dhe këtë e tregojnë shifrat. Ka shumë pak gola të shënuar dhe shumë për një ekip pretendent të pësuar.
Tirana pëson gol rregullisht, gjë që nuk duhet të ndodhte, ndërsa shënon shumë pak dhe sulmuesit nuk arrijnë të konkretizojnë punën e grupit. Parë në këtë kuadër, duket sikur Tirana ka probleme të harmonizimit të grupit, si pasojë e kohës së paktë të përgatitjeve.
Në realitet Tirana po përjeton një ngërç, sidomos në fazën sulmuese, e cila nuk e mbulon si duhet lojën e grupit. Zhilberto Fortunat shihet fajtor për mosefikasitetin e sulmit dhe Muça ka nisur kërkimet.