AlbanianSport.com 08/01/2020 20:15
ASNN – Kryeqytetasit munden 1-2 në miqësoren me Alaniasporin, takimi erdhi direkt në RTSH Sport. Kështu, ka nisur me një humbje faza përgatitore e Tiranës në Antalia të Turqisë, aty ku bardheblutë janë mundur me një gol të vetëm përballë vendasve të Alaniasporit.
Ndeshja që vuri përballë bardheblutë, që e mbyllën 2019-ën në vendin e 3-të të Kategorisë Superiore, me 28 pikë të marra në 17 javë kampionat, me Alaniasporin që e mbyllin në vendin e 9-të të Superligës turke, me 29 pikë të marra në 17 javë kampionat, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport.
Fati i pjesës së parë do të vendoset nga episodi i minutës së 28-të, kur Efexhan Karaxha ktheu zgjuarsisht me kokë në rrjetë një harkim nga e majta e sulmit të skuadrës turke. Me epërsinë minimale të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, ndërsa ato të dytat do të shohin ndërrime të shumta nga ana e të dyja skuadrave.
Dhe do të jetë i futuri në lojës pas pushimit të ndeshjes, Majkëll Ngo’, ai që do të barazojë shifrat për bardheblutë në minutën e 62-të. Por angolezi Dzhalma do të rikthejë turqit në epërsi 8 minuta më pas dhe me shifrat 2-1 në favor të Alaniasporit do të mbyllet kjo miqësore e parë e Tiranës.