Gjergj Vyshka 23.01.2015 19:50
Tirana B duket se ia ka marrë dorën ndeshjeve në fushë huaj, teksa pas asaj të para dy javëve në Yrshek të njëjtën gjë ka bërë dhe dje në Prrenjas.
Në fakt, kryeqytetasit kanë vuajtur, sepse vendësit kanë ushtruar presion dhe kanë kërkuar të shënojnë.
Por 20 minutat e fundit kanë qenë për bardheblutë e Ilir Muçës, të cilët kanë shënuar një dygolësh, me anë të Kaloshit.
Kurse Kacoli ka vulosur rezultatin përfundimtar 3-0. Në përgjithësi ka qenë një ndeshje e qetë, e cila ka pasur vetëm një fitues, që është Tirana B.
Domosdova – Tirana B 0-3
Shënues: Kaloshi 66′, 76′, Kacoli 88′
Domosdova: Çelaj, Xh. Rira, F. Rira, Face, Bego, Mema, Duka, Toçka (Lushi 70’), Karriqi, Duka, Llojku. Trajner: L. Rira.
Tirana B: Ceka, Lala, Lita, Hysenbelliu, Cangu, Mjekaj (Lamçe 40’), Ndregjoni, Llagami (Synaj 75’), Taku, Kacoli, Kaloshi. Trajner: I. Muça.
Gjyqtarë: Xh. Mema, B. Grepi, E. Gashi (Durrës)
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 18-të
(22-23 mars 2015)
Të dielën:
Skrapari – Luzi 2008 1-2
Teuta B – Shënkolli 1-2
Domosdova – Tirana B 0-3
Korabi – Olimpik 5-1
Vora – Erzeni (nuk u zhvillua)
Albpetroli pushim
Të hënën:
Partizani B – Sukthi –
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 17 16 1 0 31-6 49
- Erzeni 16 14 0 2 44-14 42
- Luzi 2008 17 11 2 4 31-13 35
- Partizani B 15 9 3 3 20-6 30
- Shënkolli 17 7 3 7 31-21 24
- Vora 16 6 5 5 21-17 23
- Tirana B 16 5 4 7 28-28 19
- Albpetroli 16 4 6 6 14-16 18
- Sukthi 16 5 3 8 18-22 15
- Skrapari 16 3 2 11 9-40 11
- Teuta B 17 2 4 11 15-27 10
- Olimpik 16 3 3 10 22-39 9
- Domosdova 17 2 2 13 10-45 8