Tirana / Ardian Mema përlotet në sallën e trofeve, historia bën të vetën…

Share Button

AlbanianSport.com 20/01/2019 21:10

ASNN – Tirana, përkundër asaj që u reklamua në fillim të sezonit, në dy fazat e para zhgënjeu, duke mbetur në vend të 7-të, me 17 pikë, po kaq sa Luftëtari i vendit të 8-të dhe një pikë më shumë se Kamza e vendit të 9-të. E thënë ndryshe, pozitat e Tiranës janë të rrezikuara, sepse ndodhet në zonën e ftohtë të tabelës dhe rrezikon rënien. Për të evituar ndonjë skandal dhe një tjetër dështim në historinë e klubit, në 100-vjetorin e skuadrës më të famshme në futbollin shqiptar, presidenca po merr masa të përmirësojë gjendjen. Por pavarsisht ndërhyrjeve, situata vijon të jetë e rrezikshme për bardheblutë.

Ardhja e trajnerit Ardian Mema ka ndezur ngjyrat bardheblu, por ish-futbollisti bardheblu po has vështirësi në menaxhim, qoftë për mungesën e elementëve cilësorë që bëjnë diferencë, por edhe rebelimet e herëpashershme të lojtarëve të caktuar. Sidoqoftë, Mema duket i përkushtuar të mbajë Tiranën në Superiore dhe së fundmi, duke folur për mediat sportive televizive shqiptar, ai nuk i ka përmbajtur lotët, sepse ka folur nga salla e trofeve të klubit bardheblu.

Një mjedis që kujton një histori të lavdishme të klubit 24-herë kampion të Shqipërisë. “Duhen ndarë detyrat, – theksoi që në fillim trajneri Mema, – trajneri të ketë pozicionin e vet, të zgjedhë lojtarët me kujdes. Të zgjedhë karakterin sportiv. Presidenti duhet të ketë detyrat e veta. Jam përlotur edhe njëherë te kjo zyrë në një intervistë më parë, sepse këtu ka shumë histori. Në atë moment, u emocionova edhe prej disa kujtimeve. Kohët kanë ndryshuar, edhe ne duhet të ndryshojmë. Nuk duhet të mbetemi nostalgjik. Duhet t’i mësojmë edhe brezat e tjerë me frymën e Tiranës.”

“Këtë duam ne ish-futbollistët, të shkojë në krye”, – shtoi trajneri, i cili, më pas, foli për të rinjtë e skuadrës së Tiranës, por vuri në dukje rëndësinë që kanë familjet e futbollistëve, që duhet të japin ende kontribut. “Filtra ka tek brezat e rinj, – vijoi rrëfimin e tij trajneri bardheblu, – por duhet t’i bëhet një histori të rinjve se çfarë përfaqëson Tirana. Të vjen keq që është shuar tradita e ndikimeve familjare, që vinin nga familje futbollistësh, duke trashëguar këtë afeksion te brezi tjetër. Ndërkohë, kemi disa elementë të mirë si Muçi, Ismailgeci dhe Çelhaka.”

“Kam pasur dilemat e mija për aktivizimin e të rinjve, për shkak të brishtësisë dhe emocioneve që kanë lojtarë e rinj, – pohoi Mema. – Mund të them se gjatë miqësoreve që kemi zhvilluar disa nga lojtarët e rinj kanë pasur momente loje, ku janë paraqitur më mirë se shumica e lojtarëve të formacioni. Në ditët në vazhdim pres një apo dy futbollistë, që mund të na bashkohen, disa lojtarë të huaj kanë ardhur me vonesë, por jam i kënaqur nga faza përgatitore. Për sa i përket merkatos, kemi kohë deri në 30 janar, por nuk mund të flas me emra konkret.”

“Në ditët në vazhdim do të shikojmë se kë mund të afrojmë, – sqaroi trajneri kryeqytetas në lidhje me merkaton e Tiranës në këtë periudhë. – Kemi biseduar me 3 futbollistë goxha cilësorë dhe po pres nga momenti në moment që bisedimet të konkretizohen. Duhet një përzgjedhje goxha e mirë, nuk mund të marr lojtarë anonim me 20 pikëpyetje nga pas. Nëse nuk marr këto futbollistë që kam menduar, nuk do të marrë të tjerë”. Nuk mungoi në qëndrimin e tij edhe shpalosja e objektivave të Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit. “Në fillim kishim një problem shumë të madh me pësimin e golave”, – thotë Mema.

“Tani po mundohemi që të kemi ekipin në ekuilibër, – theksoi pinjolli i familjes Mema, një familje e lidhur fort me ngjyrat bardheblu. – Objektivat e mi janë dy: I pari atë që ma cakton klubi dhe i dyti objektivi që vendos çdo trajner. Kur erdha shumë njerëz kanë thënë se mund të shkojmë në Kupat e Evropës, por unë nuk e kam menduar këtë, doja vetëm që të nxirrja klubin nga zona e ftohtë. Jam trajneri dhe duhet të jem me këmbë në tokë. Nëse nuk dalim nga kjo zonë, nuk mund të mendojmë për gjëra të tjera. Kam menduar tre ose katër herë dorëheqjen.”

“Dy raste kanë qenë pas ndeshjes me Luftëtarin dhe pas humbjes ndaj Partizanit, – zbuloi trajneri, duke folur më tej. – Kur erdha nga Flamurtari këtu, mendoja se futbolli shqiptar ka disnivele të vogla dhe thashë se do rregulloja diçka, por nuk ndodhi kështu. I gjithë problemi im ishte se unë nuk e kisha idenë se çfarë niveli kishin lojtarët që kisha dispozicion. Marrëdhëniet më të mira që kam në klub i kam me presidentin. Kemi bërë biseda private dhe më ka thënë se është duke negociuar me donatorët potencial. Janë negociata dhe mund të zgjasin gjatë.”

“Ai ashtu si të gjithë dëshiron ta shikojë Tiranën përsëri në nivele të mëdha”, – përfundoi trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh