AlbanianSport.com 10/11/2018 23:35
ASNN – Tirana nuk ia doli të martën të shkojë më shumë se një barazim i thatë 0-0 në duelin kundër Kukësit, ndërkohë që këtë të dielë do të jetë në Gjirokastër për duelin me Luftëtarin, në një ndeshje ku përballen dy skuadra në rrezik rënie dhe që mbijetesa i bën të marrin sa më shumë pikë ndaj rivalëve direktë. Për këtë arsye ndeshja e Tiranës me Luftëtarin pritet me mjaft interes dhe konsiderohet si një nga ndeshjet e nxehta të javës së 13-të të Kategorisë Superiore.
Në konferencën e zakonshme për shtyp, një ditë para ndeshjes me gjirokastritët, trajneri bardheblu Ardian Mema analizoi gjendjen e grupit, objektivat dhe ambiciet që ka Tirana në ndeshjen e radhës e në vazhdim, por ai i habiti të gjithë sot kur tha se ka njerëz që janë të interesuar që Tirana të humbasë e të dënohet, teksa sulmoi në pjesë të tifozëve ultras që shkaktojnë dhunë që po i sjellin dëme ekipit bardheblu. “Ka ndikuar më shumë tek unë”, – tha ndër të tjera në konferencën e shtypit trajneri Mema.
“Jo se lojtarët nuk janë të ndjeshëm, – ka vijuar ai. – Unë mendoj se është papërgjegjshmëri e disa personave, të cilët na sjellin këto shqetësime. Deri tani kam qenë i qetë dhe bashkëpunues me tifozët. Duhet të negociohet me ta, por nuk kuptoj diçka tjetër, atë që tifozët duan të humbë Tirana. Këta nuk janë tifozë të Tiranës, janë rreth 20 persona që e bëjnë këtë punë. Nuk e di, por ata donin si e si që Tirana të dënohej. Klubi duhet të marrë masa, ashti si dhe organet kompetente dhe policia.”
:Dikush mund të godiste lojtarët tanë, por edhe kundërshtarin, duke bërë që Tirana ta humbte ndeshjen në tavolinë. Nuk arrij ta kuptoj këtë situatë”, – ka përfunduar trajneri i bardhebluve, Ardian Mema.