Tirana / Ahmataj: Ndërprerja na ka dëmtuar, por ne kemi potencial

Share Button

AlbanianSport.com 12/01/2024 23:25

ASNN – Skuadra e tij fitoi me përmbysje ndaj Dinamos dhe për trajnerin e Tiranës, Julian Ahmataj, kjo fitore do t’u japë frymëmarrje dhe qetës. “Ishte ndeshja e parë dhe duhet ta fillonim mbarë duhet të punojmë shumë dhe t’i rregullojmë gabimet në të ardhmen, – ka deklaruar ai, duke folur pas ndeshjes. – Kjo periudhë e shkëputjes s’na ka ndikuar pozitivisht, mungesa e ndeshjeve në vazhdimësi i ka dhënë ftohje futbollistëve. Ne kemi shumë lojtarë me cilësi që nuk janë 100% e tyre por duhet të përmirësohen.”

“Duhet të jemi bashku se dhe lojtarët e stolit dhanë një ndihmë të madhe dhe e dërguan skuadrën drejt fitores, – ka vijuar Ahmataj. – Ne kemi potencial, na duhet qetësi dhe punë, presionin duhet ta ketë trajneri, futbollistët të jenë të qetë.” Më tej, trajneri u është përgjigjur edhe kritikëve të tij, duke thënë: “Deri këtu ku unë jam nuk është se kam arritur se më ka ndihmuar dikush, nuk më mbështet njeri, do punoj fort dhe e meritoj këtë që kam arritur, nuk i frikësohem një situate të tillë.”

“Duhet vetëm stabilitet për të dërguar skuadrën tek suksesi, duhet të nxjerrim në pah cilësitë e tyre, – ka vijuar Ahmataj. – Mendoj që afrimet e janarit janë me pikatore dhe kundërshtari ka bërë afrime dhe smendoj se ka prurje të mirë. Kemi parë disa pista por do bëhet nëse na mbushet mendja që duhet të plotësojnë, po shohim dhe po përdorim futbollistë të akademisë. Ka një brez të artë Tirana për të ardhmen por gjithmonë duke qenë të kujdesshëm, duhet në masë.”

“Patrik është bashkuar me skuadrën në stërvitje këtë javë, i duhen minimalisht dhe dy javë të tjera, ai ka munguar gjithë pjesën e parë të sezonit dhe mund të jetë plotësues i mirë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh