AlbanianSport.com 12.05.2015 16:55
ASNN – Duket se ngjarjet e fundit të Maqedonisë, ku po terrorizohet popullata shqiptare në Kumanovë, nga forcat policore maqedonase, ka marrë përkrahjen e serbëve.
Në fakt, gjatë njëzet minutave të para të ndeshjes Çukariçki-Crvena Zvezda, tifozët e këtyre të fundit, që njihen si “Delije”, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve.
“Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve Delije”, shkruajnë mediat shqiptare në Kosovë e rajon.
Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviç ka ndalur shkurtimisht ndeshjen për 10 minuta, ku u kërkuar nga tifozët që t’i ndalin korret raciste kundër shqiptarëve.