Tifozët e Totenhemit nuk e duan më Herri Kejnin në skuadër

Share Button

AlbanianSport.com 27/09/2021 20:10

ASNN – Sulmuesi po përballet me zemërimin e përkrahësve të Totenhemit. Humbja 1-3 përballë Arsenalit, në derbin e Londrës Veriore nuk  është pritur mirë nga tifozëte Totenhemit. Për vetëm 30 minuta, Arsenali shënoi 3 gola, me Smith-Rouin, Obamejangun dhe Sakanë që gjetën rrugën e rrjetës. Ndërsa goli i Sonit, në pjesën e dytë nuk shërbeu veçse për statistikë. Por, duket se, në sytë e tifozëve të Totenhemit, fajtori kryesor për këto rezultate të skuadrës së tyre, nuk është askush tjetër veçse kapitenit të tyre.

“Nëse dikush është fajtor për gjithë këtë, është Herri Kejn. Ne kurrë nuk kemi qenë më të turpëruar se sot si tifozë të Totenhemit. Nuk duam ta shohim më kurrë Herri Kejnin me fanellën tonë” – shprehen tifozët tepër të revoltuar, duke iu referuar qartë dëshirës së tij për t’u larguar nga Totenhemi verën e kaluar, me Mançester Sitin si destinacion. Daniel Levi nuk u dorëzua në çmimin e tij prej 170 milionë Eurosh, që kreu i klubit londinez kërkoi për yllin e tij. Por forma e sulmuesit në ndeshjet e Premier Ligës, lë shumë për të dëshiruar.

Dhe kjo nuk po i ndihmon aspak tifozët të harrojnë atë që ndodhi gjatë verës. Kejni shënoi në Ligën e Konferencës dhe ndaj Vulverhempton në Kupën e Ligës Angleze, por në ndeshjet e kampionatit shifrat e tij janë zero. Kjo gjë nuk i kishte ndodhur në Premier Ligën Angleze që nga sezoni 2016-2017. Për më tepër, fillimi i kampionatit për skuadrën e trajnerit Nunjosh ishte i shkëlqyeshëm për sa i përket rezultateve, me 3 fitore radhazi. Fati është kapriçioz, sepse kundër Mançester Sitit dhe Vulvs, Totenhemi fitoi pa Herri Kejnin në formacion.

Këtë situatë e analizon edhe Geri Nevill, ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, teksa thotë se Kejni nuk duket i lumtur.” “Herri nuk është më ai lojtar i sezonit të kaluar, – thotë ish-lojtari i “Djajve të kuq” dhe përfaqësueses së Anglisë. – Ai po vuan atë që nuk ndodhi në merkaton e verës. Ai deri tani mund të kishte shënuar dy ose tre gola, por duket se ai nuk është vetvetja”,- ka përfunduar Geri Nevill, tanimë në rolin e një opinionisti.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh