AlbanianSport.com 27.12.2016 15:15
ASNN – Në prag të ndeshjes së Premier Ligës Angleze, midis Leister Sitit dhe Evertonit, tifozët e vendasve, kampionëve në fuqi, kanë realizuar një formë proteste mjaft origjinale për dënimin me 3 ndeshje radhazi të Xhejmi Vardit, për ndërhyrjen që bëri ndaj Diufit gjatë përballjes me Stouk Sitin.
Ata kanë stampuar 30 mijë maska me fytyrën e Vardit dhe i kanë vënë në të gjitha stolat e stadiumit të tyre, “King Power”. Tifozët dhe klubi mendojnë se ndërhyrja nuk ka qenë aq e rëndë për ta dënuar futbollistin e tyre me 3 ndeshje pezullim.
Pasi është refuzuar apelimi i klubit për zvogëlimin e dënimit, të gjithë tifozët, para ndeshjes me Stouk Sitin, kanë vendosur maskat, madje edhe vetë Vardi, i pranishëm në tribunë ka qenë i detyruar ta vendosë maskën.