Thomas Strakosha bën “pritjen e madhe” për të ardhmen: Gati rinovimi!

Share Button

AlbanianSport.com 11/04/2020 19:05

ASNN – Portieri shqiptar do të veshë fanellën e Lacios deri në vitin 2025. Dhe pas 3 Kupave, ai tani synon titullin “kampion”. Kështu shkruan e përditshmja e mirënjohur sportive italiane, “Gazzetta dello Sport”, e cila ka dhënë edhe hollësitë e ripërtëritjes së kontratës. “E ardhmja e Lacios është në duar të sigurta, – shkruan gazeta në fjalë. – Në ato të Thomas Strakoshës. Portieri shqiptar është afër rinovimit të kontratës me klubin bardhekaltër, aty ku u rrit dhe më pas u bë titullar kur ishte vetëm 21 vjeç.”

“Tani që portieri është 25 vjeç, teksa i mbushi ato më 19 mars, ai është shndërruar në një nga guret e themelit të formacionit roman, – thekson e përditshmja sportive italiane. – Dhe duket se do të jetë aty edhe për shumë sezone.” Kështu, Lacio blindon Thomas Strakoshën edhe për 5 vite të tjera. Duke parë interesimin e klubeve prestigjoze të Evropës për të marrë shërbimet e gardianit të Kombëtares shqiptare, presidenti Klaudio Lotito dhe drejtori Igli Tare, kanë lëvizur, duke bindur Strakoshën me një kontratë të re.

Aktualisht 25-vjeçari shqiptar ka një marrëveshje që e atë lidh me klubin bardhekaltër deri në verën e vitit 2022, marrëveshje nga e cila Strakosha fiton 1.2 milionë euro në sezon. Lotito  dhe Tare e kanë arritur marrëveshjen me portierin kuqezi për një kontratë të re deri në vitin 2025, nga e cila Strakosha do të përfitojë më tepër se dyfishin, pra 2.5 milionë euro në sezon, plus shpërblimet. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, teksa oferta duket bindëse.

Por me këtë marrëveshje të re, Lacio ka shmangur interesimin e klubeve të mëdha evropiane për kuqezi. Në fakt, disa ditë më parë, u përfol për një ngërç, në rinovimin, e kontratës së pinjollit të portës kuqezi me Lacion, pasi palët nuk po arrinin akordin financiar. Por ky ngërç nuk ka zgjatur shumë dhe së fundmi, mediat italiane kanë konfirmuar se presidenti i klubit kryeqytetas, Klaudio Lotito, dhe drejtori Igli Tare, kanë arritur të bindin gardianin shqiptar, për të rinovuar edhe për 5 vite të tjera.

Një lajm i tillë vjen si një goditjen për Totenhemin, që e synonte portierin e Kombëtares shqiptare, ndërsa kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për kapitenin e vet, Hugo Lorisin, gjatë merkatos së verës. Strakosha ka zgjuar interesin e klubeve të Premier Ligës, me Totenhemin që thuhet se e kishte në shënjestër atë si një pasardhës të mundshëm të Lorisit. Sidoqoftë, sipas “Gazzetta Dello Sport”, shqiptari tanimë është drejt rinovimit me klubin e tij aktual.

Strakosha ka qenë një faktor kryesor pas paraqitjes së padiskutueshme në betejë për titullit të Lacios këtë sezon, me klubin që ka bilancin më të mirë të mbrojtjes nivelin më të lartë të kampionatit italian të futbollit, në Serinë A. Prandaj edhe forma e tij ka tërhequr interesin e Totenhemit, por edhe të Leister Situt, por tani duket sikur të dy klubet do të duhet të dorëzohen në synimet e tyre për portierin shqiptar. Një rinovim 5-vjeçar nënkupton se, edhe në rast të një largimi të mundshëm para mbylljes së kontratës së re, Lacio do të përfitonte mjaft financiarisht nga Thomas Strakosha.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh