Teuta / Trajneri Bradli: Pres një tjetër lojë të enjten nga ekipi shqiptar

Share Button

AlbanianSport.com 10/08/2021 22:05

ASNN – Trajneri i Shamrok Rovers flet për ndeshjen e kthimit me kampionen e Shqipërisë. “Do të jetë një tjetër Teutë në ndeshjen e kthimit, një Teutë që sulmon dhe që do ta synojë përmbysjen.” Kështu ka deklaruar trajneri i Shamrok Rovers, Stefen Bradli i cili sidoqoftë thekson se skuadra e tij është gati për çdo skenar. Duke folur para nisjes për në Shqipëri, teksa skuadra e tij e ka fituar ndeshjen e parë në fushën e vet javën e shkuar falë një goli të të riut Aidomo Emakhu, Bradli është i sigurt që, ndryshe nga e enjtja e shkuar, kur Teuta luajti kryesisht në mbrojtje, në ndeshjen e kthimit do të jetë një strategji krejtësisht e kundërt.

“Unë pres pikërisht që të kemi një ndeshje krejt tjetër nga ajo që pamë javën e shkuar, por ne do të jemi gati për ta, – tha trajneri i 18-herë kampiones dhe 25-herë fitueses së Kupës së Irlandës. “Nëse ata luajnë në sulm, ne do t’u përgjigjemi me të njëjtën monedhë, – vijoi ai. – Sa i përket motit, pres një mot më të freskët, mesa kam mësuar, por prapëseprapë nuk do të kemi probleme. E kam thënë që ne luajtëm ndaj Slovan Bratisllavës më herët në temperatura të larta dhe nuk do ta kemi problem as në ndeshjen e kthimit me Teutën.”

“Ne thjesht duhet të shkojmë atje dhe të luajmë lojën tonë. Madje ne po udhëtojmë që të martën, që të kemi më tepër kohë të përshtatemi.” Ndërkohë që Shamrok Rovers ka fituar me një gol në minutat shtesë edhe në kampionat, teksa një goditje me kokë e Liam Skejlsit, i siguruan 3 pikët në takimin e vlefshëm për javën e 22-të ndaj Longford Taunit, Teuta vjen më e freskët në ndeshjen e kthimit teksa sezoni i ri i futbollit shqiptar ende nuk ka nisur. Takimi Teuta-Shamrok Rovers luhet të enjten, duke nisur nga ora 20:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh