AlbanianSport.com 29.04.2016 21:45
ASNN – Teuta dhe Teuta janë ndarë me rrjeta të paprekura në takimin e zhvilluar të premten në mbrëmje dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar. Në takimin tjetër të luajtur të premten, Kukësi ka mundur 1-0 Flamurtarin në Vlorë, ndërsa tri takimet e tjera të javës së 32-të të Kategorisë Superiore luhen të shtunën.
E premtja ka rikthyer në fushat e blerta futbollin e luajtur, me takimet e para të javës së 32-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, i cili ka hyrë në sprintin e tij final të sezonit. Dhe, teksa kanë mbetur edhe 5 javë deri në fund të sezonit, gara për titull në Kategorinë Superiore është kthyer në një betejë dyshe midis Skënderbeut dhe Partizanit.
Të premten janë luajtur dy takimet e para dhe, duke nisur nga ora 19:00, Flamurtari ka pritur në Vlorë Kukësin, në takimin që është fituar minimalisht nga verilindorët, ndërsa në të njëjtën kohë, Tirana ka qenë mysafire në Durrës, për t’u ndeshur me Teutën. Kjo ndeshje, që u u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është luajtur nën nivelin mesatar dhe është mbyllur me rrjeta të paprekura.
Të dyja skuadrat nuk kanë arritur ta thyejnë njëra-tjetrën, duke u kënaqur me një pikë të vetme që nuk u shërben edhe aq as Teutës, që shpreson tashmë që Kukësi të fitojë Kupën e Shqipërisë, që durrsakët të arrijnë Evropën, e as Tiranës, që tashmë e ka pranuar se ky ka qenë një sezon duarbosh për bardheblutë.
Tri takimet e tjera në kuadër të javë së 32-të luhen të shtunën dhe, duke nisur nga ora 16:00, Laçi pret në fushën e vet Vllazninë. Dy takimet e fundit luhen duke nisur nga ora 19:00 dhe Partizani ndeshet në kryeqytet me Tërbunin, ndërsa Skënderbeu pret në Korçë Bylisin.