AlbanianSport.com 25/08/2021 19:50
ASNN – Kampionët në fuqi të Superiores zyrtarizojnë kontratën njëvjeçare me serbin. Kështu, kampionia në fuqi e Kategorisë Superiore, Teuta, vazhdon fushatën e përforcimeve dhe është mësuar të mërkurën se Filip Ivanoviçi ka nëshkruan me skuadrën bregdetare. Më herë ishte mësuar se qendërmbrojtësi serb nuk pati rinovuar me skuadrën e Sabahut në ligën e parë në Azerbajxhan, duke u bërë kështu lojtar i lirë.
29-vjeçari ka ndryshuar tanimë mjedis, duke zgjedhur të luajë për herë të parë në Shqipëri. Më herët, Ivanoviçi ka qenë pjesë e FK Radnik, dhe FK Indjijas, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Sabah, ku mbajtur edhe shiritin e kapitenit, teksa ka luajtur edhe me disa skuadra në Serbi dhe Koraci. I lindur në Serbi më 13 shkurt 1992, mbrojtësi ka gjetur mirëkuptimin për të luajtur një sezon në Durrës. Madje gjiganti serb edhe është prezantuar në mjesidet e Stadiumit “Niko Dovana”.
Aty ku do të nisë edhe stërvitjen me ekipin durrsak. Lajmin e zyrtarizimit të mbrojtësit 29-vjeçar e kanë bërë kampionët në fuqi të Shqipërisë me anë të një njoftimi në profilet e tyre në rrjetet sociale. “KF Teuta, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Filip Ivanoviç, – shkruhet në postimin e klubit bregdetar, që ndër të tjera vijon: “Filip Ivanoviç, është 1 m e 89 cm i lartë dhe pozicioni ideal në fushë ka atë të qendërmbrojtësit. Afrimi i ish-kapitenit te Sabah FK në skuadrën e Teutës, do të jetë ndihmesë për formacionin e drejtuar nga Edi Martini, kësisoj duke e kompletuar mbrojten e skuadrës blu”, – përfundon njoftimi.