AlbanianSport.com 07/01/2019 22:15
ASNN – Teuta luajti mbrëmjen e së hënës në Durrës ndeshjen e 7-të në Ligën Ballkanike (BIBL), duke mposhtur ekipin kazak të Barsi Atiraut, me shifrat 73-71 dhe duke u ngjitur në vend të dytë në renditje, pas bullgarëve të Akademik Bulteksit. 10-minutëshi i parë i takimit përfundoi me shifrat 22-15 për durrsakët, të cilët që në fillim treguan potencialin e duhur për ta fituar këtë ndeshje.
Por miqtë nga Kazakistani do të surprizonin në 10-minutëshin e dytë, të cilin e fituan me shifrat 21-15, duke bërë që loja dhe rezultati të balancoheshin para se skuadrat të shkonin në pushimin midis dy pjesëve, një rezultat që fiksoi shifrat 37-36 në favor të ekipit shqiptar. Pikërisht në prag të pushimit, gjyqtari grek jep personale për ekipin kazak, duke irrituar jo pak tifozët në shkallët e Pallatit të Sportit “Ramazan Njala”.
Sidoqoftë, loja vijon dhe përçon emocione, sepse rivaliteti është i fortë dhe fitorja luhatet sa në një krah në tjetrin. Akoma më trishtues për Teutën do të ishte 10-minutëshi i 3-të, të cilët e dominuan kazakët dhe e fituan atë me shifrat 22-15, duke vënë në pikëpyetje fitoren e Teutës. Madje miqtë dukeshin më të qetë e të vendosur për të dalë me fitore nga Durrësi.
Sidoqoftë, në 10-minutëshin e katërt dhe të fundit, “Djemtë e detit” bënë një sforco fizike dhe shpalosën cilësitë e tyre më të mira, duke fituar 21-13 dhe duke e përmbysur ndeshjen në 73-71 dhe duke marrë një dypikësh me vlerë për renditjen në këtë fazë, ndonëse duhet theksuar se 5 skuadrat që janë poshtë saj në renditje, kanë luajtur 2 deri në ndeshje më pak sesa Teuta.
Liga Ballkanike 2018-2019
Basketboll – Meshkuj
Teuta – Barsi Atirau 73-71
(22-15, 15-21, 15-22, 21-13)
Renditja:
Nr. Skuadra N F H P
- Akademik Bulteks 8 5 3 13
- KS Teuta 7 4 3 11
- BC Beroe 5 5 0 10
- Blokotehna 4 3 1 7
- KK Kozhuv 5 1 4 6
- Bashkimi Prizren 5 1 4 6
- BC Barsi Atirau 4 0 4 4