Teuta pragmatiste thyen Skënderbeun për 36 minuta, fiton 2-0 (Video)

Share Button

Teuta-Skenderbeu-2-0-goli-i-pare

AlbanianSport.com 27.09.2014 22:40

 

ASNN – Kampionia në fuqi, Skënderbeu, ka pësuar të shtunën humbjen e dytë në këto 6 javë të sezonit të ri të Kategorisë Superiore, ku ka korrur 3 fitore dhe është ndalur në një barazim pa gola, pasi është mundur në Durrës nga Teuta vendase me rezultatin 2-0. Në fakt, fati i këtij takimi, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u vulos që në 36 minutat e para të tij, kur durrsakët e drejtuar nga trajneri Hasan Lika gjetën dy herë rrugën e rrjetës.

Peposhi e ka mposhtur i pari Orges Shehin, portierin durrsak të korçarëve, në minutën e 25-të, ndërsa 11 minuta më pas, Krasniqi ekzekuton mjeshtërish një goditje nga larg, duke përshëndetur rrjetën e portës së Skënderbeut. Pavarsisht se ka patur afro një orë lojë në dispozicion, skuadra e Mirel Josës nuk ka qenë në gjendje të shfrytëzojë as epërsinë numerike që prej minutës së 65-të, pas daljes së Bledar Hodos me karton të kuq dhe Teuta fiton me rezultatin 2-0.

Në takimin tjetër të së dielës mbrëma, Laçi e ka ndalur Flamurtarin në një barazim 1-1 në Vlorë, ndërsa më herë, Vllaznia ka mundur në Shkodër Elbasanin. Kategoria Superiore i ka luajtur të premten dy ndeshjet e para të javës së saj të 6-të dhe Apolonia është mundur minimalisht në Fier, 0-1 nga Kukësi. Ndërkaq, në mbrëmje është luajtur derbi i madh i kryeqytetit, midis Tiranës dhe Partizanit, që është mbyllur me rrjeta të paprekura.

Vetë derbi është luajtur pa tifozë, pasi Tirana është ndëshkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit me 15 ndeshje pa tifozë. Renditjen e Kategorisë Superiore e kryesojnë Flam

urtari, Tirana, Vllaznia dhe Partizani, me nga 11 pikë secila, të ndjekura nga Kukësi dhe Skënderbeu, me nga 10 pikë secila.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh