Adriatik Balla 22.06.2015 18:55
Teuta ka nisur punën për forcimin e grupit të sezonit të ardhshëm dhe një prej emrave më të lakuar në zyrat e klubit bregdetar është ish-sulmuesi uruguaian i Vllaznisë, Sebastian Soza.
Gjatë 6 muajve aktivizim me skuadrën shkodrane, lojtari amerikano-latin la një shije të mirë dhe kjo bëri që ai të transferohej në Zvicër, në radhët e Luganos, gjatë merkatos së dimrit.
Hëpërhë, ai është pjesë e skuadrës zvicerane por Teuta ka nisur kontaktet për ta afruar në “Niko Dovana”, çka do të ishte në lëvizje e bujshme në merkaton e “Djemve të Detit” pasi klubi kërkon të ndërtojë një grup konkurrues për sezonin e ardhshëm pas një viti të vështirë ku skuadrës iu desh të luftonte për mbijetesën në Kategorinë Superiore.