AlbanianSport.com 21.02.2015 13:50
ASNN – Është luajtur dje ndeshja e parë e javës së 8-të të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që nijhet si Kategoria e Parë, dhe Teuta ka mundur Studentin, rivalin direkt për ngjitjen në Superligë.
57-41 ka qenë rezultati për durrsakët e drejtuar nga trajneri Abrazhda, të cilët duken të sigurt në rrugën e tyre për t’u ngjitur në nivelin më të lartë të basketbollit shqiptar të meshkujve.
Ka qenë një ndeshje e dominuar totalisht nga Teuta, e cila i ka fituar të katër pjesët e lojës dhe në fund ka triumfuar ndaj Studentit të Henri Mojës, i cili e pati cilësuar këtë ndeshje si një sfidë ku fitorja ishte detyrim.
Sot luhet takimi tjetër i këtij grupi, ku Elbasani do të jetë mysafir në Korçë për t’u ndeshur me Skënderbeun vendas.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(20-21 shkurt 2015)
Të premten:
Teuta – Studenti 57-41
Të shtunën:
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 8 6 2 573-486 14
- Studenti 8 5 3 524-494 13
- Elbasani 7 3 4 462-491 10
- Skënderbeu 7 1 6 413-499 8