AlbanianSport.com 09.02.2015 11:15
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve ka luajtur të shtunën dhe të dielën ndeshjet e javës së 20-të të Kategorisë Superiore, ku në krye të renditjes vazhdon të mbetet me 46 pikë, Teuta, e cila ka fituar 1-0 në fushën e vet ndaj Lushnjës.
Ajo ndiqet nga Shkëndija e Tiranës, e cila ka një ndeshje më pak dhe ndodhet në kuotën e 42 pikë, një më tepër sesa Vllaznia, që fitoi 2-1 në kryeqytet ndaj Dinamos, dhe dy më tepër sesa Flamurtari dhe Tirana, që u ndanë në barazim 1-1 në takimin midis tyre të luajtur në Vlorë.
Po kështu janë luajtur edhe ndeshjet e javës së 15-të dhe të 14-të në dy grupet përkatëse të Kategorisë së Parë. Në këtë Kategori, spikat fakti se në grupin A, ku Skampini është përjashtuar nga kampionati, janë luajtur 3 nga 5 ndeshjet, ndërsa në grupin B, ku Bylisi dhe Shkumbini janë përjashtuar nga kampionati për shkak të mosregjistrimit në kampionat, dy nga 4 ndeshjet e tjera nuk janë zhvilluar.
Në grupin A kryeson Porto, me 28 pikë, e ndjekur nga FC Term me 26 dhe Internacionali me 25 pikë. Ndërsa në grupin e Jugut, Tomori nuk ka luajtur këtë javë dhe nga kjo ka përfituar AF Dinamo, e cila ka mundur Vlorën 4-1, duke marrë kreun e renditje me 21 pikë. Në takimin tjetër të grupit, Apolonia dhe Luftëtari u ndanë me rrjeta të paprekura.
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve
Kategoria Superiore
Java e 20-të
(7-9 mars 2015)
Olimpik – Skënderbeu 0-1
Pogradeci – Partizani 4-2
Brian’s – Elbasani 1-1
Teuta – Lushnja 1-0
Flamurtari – Tirana 1-1
Besa – Laçi 1-0
Dinamo – Vllaznia 1-2
Shkëndija Tiranë – Shkëndija Durrës (sot)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Teuta 20 16 1 3 37-12 49
- Shkëndija Tiranë 19 13 3 3 44-11 42
- Vllaznia 20 13 2 5 34-14 41
- Flamurtari 20 12 4 4 41-10 40
- Tirana 20 13 1 6 39-27 40
- Brian’s 20 10 3 7 25-16 33
- Shkëndija Durrës 18 7 6 5 21-13 27
- Laçi 20 8 3 9 25-40 27
- Partizani 20 8 2 10 27-25 26
- Pogradeci 19 7 4 8 30-32 25
- Skënderbeu 20 6 5 9 23-38 23
- Olimpiku 20 7 0 13 22-38 21
- Lushnja 20 5 1 14 14-33 16
- Elbasani 20 5 1 14 24-46 16
- Besa 20 4 3 13 10-32 15
- Dinamo 20 3 3 14 14-38 12
Kampionati Kombëtar i Futbollit për
Grupmoshën e Nën-17-vjeçarëve
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 15-të
(8 mars 2015)
Kastrioti – Kukësi 0-2
Burreli – Shkodra (nuk u zhvillua)
Shkëndija B Tiranë – FC Term 3-1
Vllaznimi – Besëlidhja 3-0
Skampini – Internacional (nuk u zhvillua)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Porto 12 9 1 2 33-14 28
- FC Term 13 8 2 3 26-15 26
- Internacional 12 8 1 3 40-11 25
- Kukësi 12 6 2 4 22-11 20
- Burreli 12 6 2 4 21-21 20
- Shkëndija B Tiranë 10 6 0 4 18-15 18
- Shkodra 13 6 0 7 24-29 18
- Besëlidhja 12 3 1 8 13-30 10
- Vllaznimi 13 3 1 9 10-27 10
- Kastrioti 11 1 0 10 4-29 3
(Skampini është përjashtuar nga kampionati për shkak të mosregjistrimit)
Grupi B
Java e 14-të
(7-8 mars 2015)
Tirana B – Shkumbini (nuk u zhvillua)
Apolonia – Luftëtari 0-0
AF Dinamo – Vlora 4-1
Butrinti – Bylis (nuk u zhvillua)
Tomori pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- AF Dinamo 10 7 0 3 18-10 21
- Tomori 10 6 2 2 16-7 20
- Apolonia 10 5 2 3 13-10 17
- Butrinti 10 5 1 4 19-16 16
- Vlora 10 5 0 5 17-16 15
- Luftëtari 11 4 2 5 14-15 11
- Tirana B 11 3 1 7 17-24 7
(Bylis dhe Shkumbini janë përjashtuar nga kampionati për shkak të mosregjistrimit)