AlbanianSport.com 16.10.2015 20:00
ASNN – Skënderbeu është ndalur nga Teuta në një barazim, duke lënë pikët e para në këtë kampionat. Ndeshja hapëse e javës së 7-të të Kategorisë Superiore, e zhvilluar në Korçë përfundoi me rezultatin 2-2. Skuadra vendase e nisi me gol me Salihin, por pak më vonë Musta barazoi rezultatin. Durrsakët kryesuan takimin për pak momente me golin e Ditës. Shpëtimtari i Skënderbeut ishte Olajinka. Sulmuesi nigerian riktheu barazimin brenda pjesës së parë.
Të shtunën do të zhvillohen takimet e tjera të javës së shtatë të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Skënderbu nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në ndeshjen e parë të javës së 7-të të Superiores. Kampionët në fuqi ndalen për herë të parë në këtë sezon, pas gjashtë fitoreve radhazi. Duket se ndalesa e detyruar nga Eliminatoret e Kombëtares duket se nuk i ka bërë mirë Skënderbeut. Kampionët në fuqi ndalen për herë të parë në këtë sezon, duke barazuar 2-2 në shtëpi kundër Teutës.
Rezultati mërzit vetëm vendasit, pasi bashkë me durrsakët që morën një pikë në një fushë të huaj të vështirë të kënaqur për ndeshjen duhet të jenë edhe ata që e ndoqën nga televizioni. Pa u plotësuar ende minuta e dytë Salihi hapi sfidën me golin e epërsisë për Skënderbeun. Por shpresat e tifozëve korçarë se fitorja do të ishte e lehtë do të sfumoheshin shpejt. Vetëm pesë minuta më pas, Musta ktheu sërish ekuilibrat në shifra, 1-1.
Suprizojnë sërish të besuarit e Maganit, me Dita që në minutën e 12-të përmbysi rezultatin. Sigurisht që nuk pajtohet me humbjen skuadra e Mirel Josës, që spostohet në gjysmëfushën kundërshtare deri sa gjeti edhe golin e barazimit me Olajinkën. Nuk kënaqin as këto shifra vendasit, që mbyllin pjesën e parë në portën kundërshtare. Provojnë me të gjitha mënyrat futbollistët e Skënderbeut, që megjithë përpjekjet nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës.
Mbyllen në barazim 45 minutat e para, ndërsa me rikthimin në fushë janë sërish vendasit ata që kërkojnë sërish golin e epërsisë. Nuk arrin të shënojë Berisha, por rastin me të mirë për shënim e ka Olajinka. Gabon sulmuesi, ashtu siç do të bënin me radhë edhe shokët e tij në minutat e mbetura. Të kota rezultojnë edhe përpjekjet e fundit për skuadrën e Josës që i jep fund ecurisë së fitoreve në javën e 7-të të Superiores. Barazimi ngjit Skënderbeun në kuotën e 19 pikëve, por nga ndalesa e korçarëve shpreson Partizani që shpreson të arrijë rivalët për titull në krye të renditjes.
Nuk ka këto probleme Teuta që vazhdon të konfirmohet si surpriza e këtij sezoni.