AlbanianSport.com 23.03.2016 10:05
ASNN – Atentatet terroriste në kryeqytetin belg, Bruksel, kanë goditur edhe sportin. Përfaqësuesja belge e futbollit ishte grumbulluar në për ndeshjen miqësore të së martës së ardhshme me Portugalinë, por e ka anulluar seancën e djeshme stërvitore, ndërsa pritet se çfarë do të vendoset më tej.
“Ne jemi me mendje dhe zemër me viktimat dhe sot futbolli nuk është i rëndësishëm”, – shkruhej në postimin e Federatës Belge në “Twitter”. Një lojtar i përfaqësueses së Kongos ishte në aeroport kur ndodhën shpërthimet, por është në gjendje të mirë shëndetësore, por shumë i tronditur. Ndërkohë, një ekip basketbolli belg ishte gjithashtu në aeroport gjatë shpërthimeve, por e kishte kaluar zonën e kontrollit.
Një garë ndërkombëtare e çiklizmit, që mbahet rregullisht në Belgjikë, është në diskutim, sa i përket sigurisë. Ndërkohë, ekspertë të sigurisë kanë ngritur pikëpyetje sa i përket sigurisë së Evropianit 2016, që do të mbahet në Francën fqinje, me shumicën e terroristëve që kanë kryer atentate të përgjakshme që ishin me origjinë nga Belgjika.