AlbanianSport.com 13.01.2016 17:55
ASNN – Në këtë merkato janari, nga Tërbuni janë larguar shumë lojtarë. “Firot” kanë qenë të shumta, duke nisur që nga titullarët e pjesës së parë të sezonit. Por, mesfushori Gerald Tushe premton besnikëri ndaj Tërbunit.
“Jemi duke u stërvitur me intensitet dhe po përgatitemi për rifillimin e kampionatit, – thotë ai. – Pavarësisht se kushtet atmosferike kanë qenë të vështira, kemi punuar maksimalisht të përkushtuar.”
“Nga skuadra janë larguar shumë lojtarë, – vijon futbollisti i pukjanëve. – Personalisht nuk më shkon në mendje për ta bërë një gjë të tillë. Ne si lojtarë duhet t’i vëmë detyrë vetes që pjesën e dytë të kampionatit ta nisim mbarë duke marrë pikët e plota dhe për t’iu larguar zonës së ftohtë.”