Gjergj Vyshka 23.01.2015 18:20
Pukjanët kanë vuajtur në pjesën e parë rezistencën e velipojakëve dhe tensionimin e lojës. Murati dhe Djarmati, për goditje të njëri-tjetrit, e lënë fushën më përpara se të tjerët.
“Kemi pasur dhe ndeshje të tjera të vështira, – ka deklaruar trajneri i Tërbunit, Elvis Plori. – Megjithatë jemi të vetëdijshëm që kemi pasur një skuadër, e cila është mbrojtur me forca të shumta.”
“Skuadra tensionohet, sepse nuk është mësuar që të rrijë gjatë pa shënuar, – ka vijuar ai. – Ia kemi dalë në pjesën e dytë dhe jam i kënaqur për atë që kemi dhënë në fushën e lojës edhe me një forcë më pak.”
“Sigurisht që kampionati nuk ka përfunduar, ndërsa do ta karikoj dhe do ta motivoj skuadrën për të fituar në çdo ndeshje që kemi përpara”, – ka përfunduar shkodrani i stolit të ekipit pukjan.