Gjergj Vyshka 22.01.2015 08:15
Kryesuesja e grupit të Veriut në Kategorinë e Parë, Tërbuni, dje ka luajtur miqësoren e parë të periudhës përgatitore dimërore, teksa është mundur në mënyrë krejt të papritur dhe disi të turpshme, 0-2 nga FC Internacional i Kategorisë së Tretë.
Ndërkohë faqja e KF Tërbunit në “Facebook” ka zbuluar dhe prapaskenat e largimit të portierit malazez Enis Gjokoviç. “Nuk isha unë ai që kërkova largimin nga Tërbuni, por më larguan ata”.
Kështu ka rrëfyer Gjokoviç për faqen në “Facebook” të KF Tërbunit, teksa ka treguar se ka biseduar me drejtuesit e skuadrës, ndërsa ka pranuar të qëndronte dhe me një ulje të rrogës deri në 30 %.
Por më pas drejtuesit kanë qenë ata që e kanë larguar Gjokoviç, i cili në shumë minuta nuk pësoi gol dhe bëri një paraqitje fantastike.