AlbanianSport.com 22.10.2014 11:05
ASNN – Tërbuni është 90 % i kualifikuar për në raundin tjetër të Kupës së Shqipërisë, teksa e ka fituar ndeshjen e parë me Tomorin në Berat.
Dhe sot në Pukë, në përballjen që do të luhet në stadiumin “Ismail Xhemali” të Pukës, Tërbuni do të jetë me lojtarët rezervë, sikurse do të ndodhë dhe me beratasit.
Pukjanët e Elvis Plorit janë me mendje tek sfida e së shtunës në kampionat ndaj Besëlidhjes, e cila është konsideruar një rival direkt në luftën për në Kategorinë Superiore.
E përtej kësaj, pukjanët kanë bërë thirrje për sa më shumë tifozë, duke e konsideruar sfidën me beratasit si një festë, por dhe si një parapërgatitje për ndeshjen e së shtunës ndaj Besëlidhjes në kampionat.