Gjergj Vyshka 05.01.2015 13:45
Dhe tashmë me ardhjen e Bekim Erkoçeviçit duket se pukjanët kanë bërë një zgjidhje optimale për sulmin, ndërsa ishin në kërkim edhe të kamerunasit Sakonho, që luan me maltezët e FC Valetës.
Madje sipas trajnerit Plori, që ndodhet ende me pushime në Francë, lojtari do të mbërrijë për provë së bashku me menaxherin e tij në momentin që trajneri shkodran do të jetë pranë skuadrës.
Që do të thotë të hënën e ardhshme, në një kohë që skuadra nën drejtimin e ndihmës-trajnerit Nexhipi do t’i nisi përgatitjet sot. Madje pukjanët, po nga Apolonia, kërkojnë të marrin dhe Abaz Karakaçin, i cili ka luajtur sezonin e kaluar me Luftëtarin.
Në këto kushte ardhja e tij mund të duket e afërt, se si Erkoçeviç, ashtu dhe Karakaçi, janë të sugjeruar nga trajneri i Tërbunit, Elvis Plori.