AlbanianSport.com 01.10.2014 10:30
ASNN – Elvis Plori, trajneri aktual i Tërbunit, ka karikuar të tijtë në prag të ndeshjes me Tomorin, sot në Berat, e cila është e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Sipas shkodranit të bankinës pukjane, ashtu sikurse ngjitja në Superiore, edhe në Kupën e Shqipërisë, Tërbuni ka objektivat e tij dhe kërkon të ecë sa më shumë.
“Nëse do të shkojmë deri në finale kjo do të jetë një mrekulli më vete për ekipin që unë drejtoj. Megjithatë objektivi ynë parësor, të paktën edhe me grupin e futbollistëve që kemi ndërtuar, është ngjitja historike në Kategorinë Superiore”, – ka theksuar Plori për faqen e “Facebook”-ut, “KF Tërbuni”.
Por për Amir Tafën, mesfushorin shkodran, i cili realizoi atë eurogol, në Kavajë skuadra pukjane e meritonte fitoren. “Nuk e imagjinoja që në ndeshjen e parë zyrtare me fanellën e Tërbunit do të mund të debutoja me gol, – ka thënë ai. – Goli është me dedikim për tifozët e mrekullueshëm, të cilët na mbështetën për 90 minuta në Kavajë.”
“U kemi shumë detyrime atyre”, – ka përfunduar Tafaj, kurse Tërbuni bëhet gati për surpriza në Kupën e Shqipërisë.