AlbanianSport.com 24.11.2014 16:10
ASNN – Tërbuni është rehabilituar pas asaj humbje tronditëse në Kupën e Shqipërisë ndaj Skënderbeut vendës, 1-6, në Kupën e Shqipërisë.
Ka vlejtur ndeshja e djeshme në “Loro Boriçi” të Shkodrës ndaj Veleçikut që pukjanët e Elvis Plorit jo vetëm të fitojnë, por tashmë të jenë pretendentë seriozë për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore.
Aq më tepër që pas javës së 7-të janë në pikë të barabarta me Mamurrasin dhe janë dy pikë larg kryesuesve të kampionatit Besëlidhjes.
Kanë vlejtur golat e Agastrës dhe Grecës për t’i dhënë shkodranit të pankinës pukjane, Elvis Plori, një fitore me vlera.
Veleçiku – Tërbuni 0-2
Shënues: Agastra 11’, Greca 75’ (11-m)
Veleçiku: Hallunaj, Osmani, Hotaj, Gurishta, Ujkaj, Nikshiqi, Lifja (Banushi 70’), Hepaj, Borshi (Djepaxhia 67’), Pepaj, Kurtaj (Idrizi 80’). Trajner: B. Duli
Tërbuni: Gjokoviç, Kepi, Lila (Kallugjeroviç 84’), Mziu, Danaj, Çutra, Tafa, Lekaj, Greca, Rroca (Grishi 79’), Agastra (Kulli 87’). Trajner: E. Plori
Gjyqtarë: O. Yzeiraj, E.Pashaj, Q,. Shehaj (Patos)
Kartonë të verdhë: Gurishta, Hotaj, Osmani, Banushi, Ujkaj (2)/ Kepi, Tafa, Greca
Karton i kuq: Ujkaj