AlbanianSport.com 11.03.2016 08:45
ASNN – Në përfundim të ndeshjes së humbur në mesjavë, 0-4 me Vllazninë, trajneri i Tërbunit, Viktor Gjoni, jo vetëm që do të ishte i zhgënjyer, por është ndjerë keq për këtë ndeshje të dobët të skuadrës së tij përballë tifozëve pukjanë.
“Kisha dëshirën e madhe që të merrnim një rezultat pozitiv dhe e kishim përgatitur skuadrën për këtë gjë, – ka deklaruar ai. – Në golin e parë të shënuar ka qenë një pakujdesi totale e mbrojtjes dhe e portierit.”
“Kjo humbje është e hidhur për mua, sepse nuk pash në fushën e lojës që futbollistët të jepnin maksimumin, – ka theksuar kreu i stolit pukjan. – Unë do të shoh vetëm ndeshjet që kemi përpara.”
“Ndërsa deri në fund të sezonit në Superiore na kanë mbetur edhe 11 takime për t’u luajtur. Kemi një ndeshje të vështirë ditën e diel në Kukës, por ne do të shkojmë në “Zeqir Ymeri” për të marrë një rezultat pozitiv”, – ka përfunduar trajneri i Tërbunit, Viktor Gjoni.