Tërbuni / Frroku: Futbollistët, heronj, luajtën vetëm me një rrogë të marrë

Share Button

Terbuni-feston-2015

AlbanianSport.com 24.05.2016 14:35

ASNN – Shefi i klubit pukjan: “Unë i bëj thirrje që të mos largohen, sepse ne do të afrojmë dhe ndonjë element cilësor për rikthimin e shpejtë të Tërbunit në Superiore. Presim edhe ndonjë donator të na afrohet.” Për Tërbunin historia e pjesëmarrjes në Kategorinë Superiore jo vetëm është për t’u harruar, por krejtësisht e mbyllur, ndonëse skuadra mori pjesë për herë të parë në elitën e futbollit shqiptar. Më e mira e kësaj pjesëmarrjeje qoftë për Rrethin e Pukës, por dhe Bashkinë e këtij qytetit, do të kishte qenë qëndrimi më i gjatë i Tërbunit në Kategorinë Superiore.

Një gjë që lojtarët dhe tifozët e kishin ëndërruar prej vitesh, ndërsa në fakt futbolli ka qenë i vetmi argëtim i tyre. Por dhe ky me këtë rënie në Kategorinë e Parë duket se po shuhet dita-ditës. Në një prononcim për mediat sportive, shefi i klubit të Tërbunit, Dritan Frroku ka pohuar se java që vjen është përcaktuese për ekipin. “Pra në këtë javë do të përcaktohet se kush do të qëndrojë e kush do të ikë, – ka rrëfyer ai. – Në fakt është me dëshirë për lojtarët, sepse janë financat ato që kushtëzojnë praninë e futbollistëve në ekip”.

Të gjithë lojtarët janë me sy nga Bashkia e Pukës, e cila pritet t’i likujdojë sado pak futbollistët financiarisht. Duke vazhduar më tej, Frroku do të deklaronte: “I përgëzoj lojtarët për kontributin e tyre në të gjithë kampionatin, të cilët edhe pse kanë qenë të papaguar kanë luajtur me shumë dinjitet. E kanë respektuar të gjithë sezonin me vetëm një rrogë të marrë. Unë i bën thirrje futbollistëve të mos largohen nga ekipi, sepse duam ta përforcojmë skuadrën me ndonjë element cilësor për t’u rikthyer përsëri në elitë. Sigurisht që jemi në kërkim të ndonjë donatori që ta marrë ekipin dhe atij të mos i mungojë asgjë”.

Frroku ka folur dhe për të ardhmen, ndërsa sipas tij do të krijohen ekipet zinxhir në mënyrë që të jetë një plus i madh për Tërbunin. “Ne bëmë dhe një miqësore me Apollonin e Athinës, krijuar nga shqiptarë dhe presidenti i saj është Petrit Selmani, i cili prej 25 vjetësh jeton në Greqi. Ai na ka premtuar sjelljen e lojtarëve cilësor, gjithnjë nëse do të kemi si objektiv ngritjen e shpejtë në Kategorinë Superiore. Madje ai ka shprehur keqardhjen për gjendjen ku është Tërbuni, ndërsa unë e garantova që skuadra shpejt do të kthehet në Superiore”, ka përfunduar Frroku.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

FSHF / Komisioni i Ligave dhe Garave vendos datat deri në fund të vitit

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:15 ASNN – Komisioni i Ligave dhe Garave në Federatën Shqiptare

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AF Elbasani, aty ku futbollistët vrapojnë si “maratonomakë”

AlbanianSport.com 14/11/2024 14:50 ASNN – Pas 13 javëve të para në kampionat, pra kur janë luajtur

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

(Video) Partizani / Shehi: Ta harrojmë Kupën, Teuta, një sfidë e vështirë

AlbanianSport.com 15/03/2024 16:40 ASNN – “Kupa ende djeg, por shohim përpara.” Trajneri i Partizanit,

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

Nis faza e 4-t, takimet e javës së 28-të luhen në fundjavë, ja kalendari

AlbanianSport.com 14/03/2024 16:20 ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh