AlbanianSport.com 19.10.2014 10:40
ASNN – Tepelena, nën drejtimin e trajnerit Ilir Selimi, i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve të saj për ndeshjen e radhës me Bilisht Sportin, të cilën do ta luajë në fushën e vet. Në këtë ndeshje, Selimi do të ketë në fushë edhe Gabën e Qorrin. E duke pasur formacionin më të mirë, ai është i bindur se do t’ia dalë me sukses në këtë ndeshje.
“E kemi vlerësuar maksimalisht ndeshjen me Bilisht Sportin, – ka deklaruar trajneri tepelenas. – Gjatë gjithë kësaj kohe kemi punuar mirë, ndërsa është e rëndësishme që nuk kemi mungesa. E kjo as me kartonë e as me dëmtime. Janë kthyer Gaba e Qorri, të cilët së bashku me Karamanin, Xhafën, Miranin.”
“E të gjithë së bashku do të dinë të koordinojnë lojën midis mbrojtjes, mesfushës dhe sulmit. Kuptohet për të arritur tek suksesi dhe kjo më bind që Tepelena do të dijë të marrë fitoren ndaj Bilisht Sportit. Gjithashtu kërkojmë mbështetjen e tifozëve, të cilët me mbështetjen e tyre do të na ndihmojnë të marrim suksesin”, – ka përfunduar trajneri i Tepelenës, Ilir Selimi.