AlbanianSport.com 30/03/2020 21:40
ASNN – Turneu i “Uimbëlldon”-it nuk do të mbëhet në vitin 2020 për shkak të koronavirusit. Ndërsa priste që turneu ta njoftonte zyrtarisht gjatë gjithë kësaj jave, zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Tenisit, Dirk Hordof, siguroi “Sky Sports” se vendimi është marrë tashmë. Hordofi pretendoi se organizatorët e Turneut të Hapur të duhet ta marrin atë vendim, duke marrë parasysh situatën aktuale.
“Drejtuesit e “Uimbëlldon”-it deklaruan se ata do të kishin një takim të mërkurën e ardhshme, ku do të merrnin vendimin përfundimtar. Unë jam në bordin e ATP-së dhe WTA-së, – tha ai. – Vendimet e nevojshme janë marrë tashmë dhe “Uimbëlldon”-i do të vendosë të mërkurën anulimin e tij. Nuk ka dyshim për këtë. Është e domosdoshme në këtë situatë.”
Hordofi e sheh si të pa mundur zhvillimin e turneut duke pasur parasysh vështirësitë që do të kishin tifozët për të udhëtuar. “Do të ishte surreale të imagjinohet që me kufizimet e fluturimit që kemi, një turne ndërkombëtar tenisi mund të mbahet me qindra e mijëra njerëz nga e gjithë bota që udhëtojnë, – sqaroi zyretari gjerman. – Kjo do të ishte e paimagjinueshme.”
Më tej ai ka sqaruar se të gjitha turnetë që luhen në fushat me bar do të anulohen. “Turnetë në fushat me bar është vendosur që të mos luhen, – vijoi Hordofi. – Anulimi i “Uimbëlldon”-it do të shpallet të mërkurën. Kjo bëhet sepse ai nuk mund të shtyhet pasi bari do të jetë shumë i lagësht në një periudhë tjetër.” Një nga ngjarjet kryesore të sezonit, “Uimbëlldon”-i, ishte planifikuar të zhvillohej nga 29 qershori deri më 12 korrik.
Në rast se anulimi i turneut do të zyrtarizohet, do të ishte hera e parë që turneu i “Uimbëldon”-it nuk do të zhvillohet që nga viti 1945, kur nuk u mbajt për shkak të Luftës së Dytë Botërore.